Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kryemadhi mbërrin në zyrën e Bashës, për çfarë po diskutohet

Kryetarja e Lëvizjes Sociliste për Integrim Monika Kryemadhi së bashku me nënkryetarin Petrit Vasilim kanë mbërritur rreth orës 11.15 minuta në selinë blu, për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Bëhet e ditur se takimi po zhvillohet për të diskutuar më tej rreth propozimeve që do të parashtrojë opozita për Reformën Zgjedhore.

Burime bëjnë me dije se opozita shumë shpejt do të publikojë qëndrimet e saj për Reformën Zgjedhore si dhe propozime konkrete.

PD synon, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës përballë mungesës së vullnetit të Edi Ramës për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *