Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

KPA pushon çështjen e Marsida Xhaferllarit: Tërhoqi ankimimin

Marsida Xhaferllari kishte bërë ankimim në Kamisionin e Pavarur të Apelimit për të shpallur vendimin e kalimit të vettingut, ndërsa mbledhja e ditës së sotme në KPA dhe kjo e fundit ka vendosur pushimin e çështjes së saj për shkak se anët5arja e re e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr nga ankimimi.

Kërkesa e Xhaferllarit u diskutua në dhomën e këshillimit. Anëtarja e re e Kushtetueses e ka humbur statusin e gjyqtares ndërsa KPK nuk e kishte shpallur kalimin e vettingut.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relator, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari, kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4 pika 6 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në nenet 451 germa “b” e nenit 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkak të tërheqjes së ankimit.

Të deklarojë marrjen e formës së prerë të vendimit nr. 115 datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.11.2019.”, shkruhet në njoftimin e KPA-së.

Marsida Xhaferllari u hetua nga KPK në të tre kriteret ndërsa në përfundim të këtij procesi nuk mori një vendim përfundimtar.

Kryesuesja Firdes Shuli gjatë seancës së njoftimit të vendimit tha se shkak është pamundësia për ta caktuar një e pamundur.

Lufta për dekretimin ose jo të saj në Kushtetuese, Marsida Xhaferllari nuk ka kaluar vettingun

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *