Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka lënë në fuqi vendimin për të lënë në regjimin 41-bis të gjithë personat e burgosur, që janë konsideruar të një rrezikshmërie të lartë. Vendimi është dhënë dje për Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin.
Gjkko hodhi poshtë kërkesën e tyre duke lënë në fuqi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së burgjeve e SPAKU-t për izolimin e tyre.
Vendimi për rrëzimin e kësaj kërkese u mor ditën e djeshme nga Togat e zeza të GJKKO-së. Shullazi e Dani kërkuan të liroheshin nga qelitë e 41 bis me argumentin se ata kanë pasur sjellje të mirë gjatë peridhës që kanë qenë në burg.
Që prej fillimit avokatët e tyre e kanë konsideruar izolimin e tyre në 41 bis si të paligjshëm, sa kohë që nga klientët e tyre nuk ka një vendim të prerë nga ana e Gjykatës së Apelit. (lexo edhe ketu lajmin)
Avokati i Shullazit, Vladimir Meçi i nisi një letër dhe krerëve më të lartë të shtetit, Metës, Ruçit dhe Ramës, ku shprehej se Shullazit i është bërë një padrejtësi e madhe dhe i janë shkelur të drejtat, me izolimin e tij në regjimin 41 bis, pasi sipas avokatit ai është ende në një proces gjykimi, dhe i është mohuar parimi i prezumimit të pafajësisë.
Meçi deklaronte se ligji i miratuar për regjimin 41 bis është kundërshtuar nga disa organizata ndërkombëtare, dhe në shembullin italian, u hartua vetëm në raste specifike të gjendjes së trazirave në burgje, dhe jo për të shkelur të drejtat e të pandehurve apo të dënuarve.
(E.K/Faxweb.al)