Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kërkohej në Itali si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Vlorë 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Leçe-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Njoftimi i Policisë: 

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Leçe-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *