Ka degjeneruar në të shtëna me armë, sherri mes 2 personave në Orikum. Një person bëjnë të ditur burimet është dërguar në spital i plagosur me mjete të forta.
Në vendngjarje uniformat blu kanë gjetur 2 gëzhoja dhe pas hetimeve paraprake kanë identifikuar autorët janë vënë në kërkim të tyre. Mendohet se palët janë konfrontuar fizikisht, ndërsa është qëlluar me armë në ajër për të trembur kundërshtarët.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.
Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.
Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.