Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

KAS merr vendimin, a do të luajë Manchester City në Ligën e Kampionëve

Manchester City do të jetë në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, pasi pezullimi 2-vjeçar nga kompeticionet europiane, marrë nga UEFA, u hoq nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Klubi do të duhet të paguajë një gjobë, e cila është ulur nga 30 milionë € në 10 milionë €.

Klubi do të duhet të paguajë një gjobë, e cila është ulur nga 30 milionë € në 10 milionë €. Manchester City u ndëshkua fillimisht nga UEFA në shkurt, teksa iu ndalua pjesëmarrja në Champions dhe “Europa League” për dy vite, bashkë me një gjobë prej 30 milionë € për shkeljen e rregullave të “Fair Play Financiar”.

Në deklaratën e saj fillestare, që konfirmonte dënimin e “qytetarëve”, UEFA bënte me dije se e kishte gjetur klubin e Premier League fajtor për “mbivlerësimin e të ardhurave të sponsorizimit në llogaritë e tij dhe në informacionin e duhur, që iu paraqit UEFA midis viteve 2012 dhe 2016.” Një deklaratë e CAS konfirmon se Manchester City nuk i mbivlerësoi kontributet e tij të sponsorizimit, por dështoi të bashkëpunonte me autoritetet e UEFA-s.

Rregulloret e “Fair Play Financiar” të UEFA-s synojnë të ruajnë shëndetin financiar të klubeve europiane të futbollit, në mënyrë që të shmanget shkatërrimi i skuadrave. Kjo arrihet në mënyrë efektive duke kufizuar humbjet neto, që një klub lejohet të bëjë për një periudhë të caktuar kohore. Vendimi, gjithashtu, ka një ndikim në klubet që aktualisht janë poshtë Manchester City në renditjen e Premier League.

Nëse pezullimi 2-vjeçar do të mbetej në fuqi, skuadra që përfundonte në vendin e pestë, aktualisht e “pushtuar” nga Manchester United, do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që kualifikimi në “Europa League” do të vlente për të gjashtin dhe të shtatin e klasifikimit përfundimtar.

Manchester City i mohoi menjëherë gjetjet e Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) dhe apeloi në CAS. Drejtori i përgjithshëm i klubit, Ferran Soriano, deklaroi në mënyrë emfatike: “Akuzat nuk janë të vërteta. Ato thjesht nuk janë të vërteta”.

Hetimi i UEFA-s për këtë çështje u nxit nga publikimi i një numri akuzash nga revista gjermane “Der Spiegel”, e cila merrej me dokumente secrete, që thuhej se ishin marrë nga “Football Leaks”, në vitin 2018. Armiqësia ka ekzistuar mes gjigandëve të Premier League dhe organit drejtues të futbollit europian prej gati një dekade dhe përplasja e fundit i ka tensionuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Tifozët e Manchester City e kanë bërë zakon që të ironizojnë himnin e UEFA-s, kur intonohet përpara ndeshjeve të Champions-it, diçka që është intensifikuar që nga viti 2014, kur klubi nga “Etihad” e pësoi nga “Fair Play Financiar”./telesport

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *