Spitali Rajonal i Shkodrës ka kërkuar shkurtimin nga puna të 25 punonjësve laborantë për shkak se ky shërbim është dhënë me koncesion.
Kjo kërkesë mësohet se është bërë një ditë më herët gjatë një mbledhje të organizuar operatori i shërbimeve të kujdesit shëndetësor, ku i pranishëm ka qenë dhe kreu i sindikatës së punonjësve të shëndetësisë.
Sipas procesverbalit të mbledhjes, 25 punonjësve të laboratorëve në spitalin e Shkodrës u është kërkuar të pranojnë dorëheqjen, por ata e kanë refuzuar një fakt të tillë. Kjo kërkesë u është bërë me justifikimin se koncesionari i ka me përparësi për punësimin e tyre, por kjo nuk i ka bindur punonjësit.
Dhënia me koncension e laboratorëve ka ndodhur më herët dhe në spitalin e Durrësit si dhe në QSUT, ndërkohë që për punonjësit që kanë qenë pjesë e këtyre strukturave nuk ka pasur asnjë lloj shpjegimi se ku duhet të drejtohen tashmë që dalin në rrugë të madhe.
(E.K/Faxweb.al)