AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha
Ishte shpallur në kërkim, Abedin Oruçi u nxjerr armën punonjësve të Policisë, përplas 5 prej tyre

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut në Kukës dhe kandidati i Bindjes Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit, Abedin Oruçi i ka nxjerrë armën punonjësve të Policisë, dhe ka dëmtuar disa prej tyre, teksa ia ka mbathur me makinën e tij.
Oruçi i cili ishte shpallur në kërkim për 3 vepra penale, ka bërë rezistencë ndaj ndalimit, dhe pasi ka përplasur punonjësit e Policisë ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me këtë akt të rëndë kanë nisur hetimet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy prokurorë të Kukësit dhe forca të shumta policie. E gjithë ngjarja bëjnë me dije burimet është zhvilluar pranë banesës së Uruçit.
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...