Një 29 vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Tropojë, teksa ka qenë duke rregulluar një makineri. Pas kësaj pólicia ka vënë në pranga shtetasin SH.M, pronar i biznesit të inerteve, ku punonte i riu që humbi jetën.
“Specialistët e Seksionit për Krímet në Komisariatin e Policisë Tropojë árrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.
Árrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdékjen”, njofton Pólicia.
(E.K/Faxweb.al)