Një fëmijë nga qyteti i Bulqizës është aksidentuar rëndë teksa ishte duke lozur në oborrin e shkollës. Vogëlushi 10-vjeçar ka rrëshqitur në akull dhe për pasojë është dëmtuar rëndë duke bërë që të transportohet me helikopterin e urgjencës drejt Tiranës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i plotë i policisë: Bulqizë, po luante tek shkolla, rrëshket në akull, niset me helikopter për Tiranë
Një fëmijë 10 vjeçar nga Fushë-Bulqiza u dërgua me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshkitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.
Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.