Një grua e moshës 58-vjeç me inicialet S.P., është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës në Korçë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja është shënuar rreth orës 19:10 në rrugën “Miço Shkodrani”, në lagjen nr. 6 të qytetit verilindor, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet që e çuan 58-vjeçaren drejt aktit ekstrem.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.