Një konfrontim i ri ka nisur sot mes Edi Ramës dhe Ilir Metës pas disa muajsh ‘qetësie’ e mirëkuptimi, pasi ky i fundit u shpreh se u ka nisur gjithë aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë një platformë prej 14 pikash mbi reformën zgjedhore, atë të drejtësisë dhe çështje të ngutshme të integrimit të vendit.
Pas disa reagimesh online ku Rama shprehej se asnjë draft nuk i kishte mbërritur në tavolinë dhe pas një pasreagimi të Metës i cili e quante gënjeshtar, sërish Rama po ‘argëtohet’ me kthim-përgjigje ndaj Ilir Metës (kujtojmë këto se një vit më parë kryeministri nuk i ktheu asnjëherë përgjigje Metës për zgjedhjet vendore të 2019-s ku ai e ftonte të ulej në bisedime për të mos lejuar votimet moniste).
“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit”, shkruan Rama.
Rrënojat e Teatrit Kombëtar ende sjanë pastruar tërësisht, ndërsa politika shqiptare si kurdoherë ka kthyer vëmendjen tek mic-micet e veta personale të tipi ‘më lësho se s’të lëshoj’.
Një ditë më pas opozita e përdori si justifikim ‘si mund të jemi ne aty kur opozita po rrihej rrugëve’ për të mos shkuar në tavolinën zgjedhore, ndërsa Rama dukej i kenaqur me arritjet personale të shumëfishtra.
Prej disa ditësh vijojnë të qarkullojnë zëra jo zyrtarë se krerët e partive politike kanë rënë dakord dhe se po ‘sabotojnë’ reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi.
Shumë ashpër reagoi dhe vetë ambasadorja amerikane, shteti i së cilës ajo përfaqëson ka investuar miliona dollarë në përmbushjen e këtyre dy reformave.
‘Mjaft me lojwra dhe pazare’, tha ajo sot para gazetarwve pa e fshehur frustrimin.