Një grup turistësh shqiptarë kanë mbetur të bllokuar pasditen e sotme në kanionet e Holtës, në Gramsh.
Ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre, për t’ju ardhur në ndihmë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrefiksja.
Burime bëjnë me dije se vetëm nga spitali i Gramshit janë nisur drejt vendit të ngjarjes 3 auto-ambulanca.
Nga të dhënat paraprake nuk dihet nëse kemi të bëjmë me persona të lënduar, pasi që zona ka vështirësi edhe me valët telefonike, ndaj dhe kërkimi i ndihmës ka qenë i vështirë.