Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Greva në Rinas, Sindikata Europiane e Kontrollorëve solidarizohet me kolegët shqiptarë: Ndalni sulmet

Unioni Europian i Kontrollorëve ka reaguar ditëm e sotme në mbështetje të kolegëve të tyre në Shqipëri, pasi këta të fundit kanë hyrë në grevë që nga pasditja e djeshme.

Unioni Europian shkruan se kontrolluesit shqiptarë janë në grevë për shkak të stresit gjatë vitit të fundit, uljes së pagave në 70% dhe shkarkimi i 5 prej tyre.

Ndër të tjera theksohet dhe takimi i Ministrës Balluku me kontrollorët dhe fakti që nuk u arrit asnjë rezultat.

Në letrën e Unionit të Kontrollorëve Europoianë bëjnë thirrje të ndalen sulmet ndaj kolegëve në Shqipëri.

Letra: 

“Në të njëjtën kohë në Shqipëri, pesë kontrollorë janë shkarkuar sepse, për shkak të stresit të rëndë me të cilin kanë jetuar gjatë vitit të fundit, i përkeqësuar me ulje të njëanshme të pagave deri në 70%, kanë deklaruar paaftësi e përkohshme për shkak të këtyre streseve në përputhje me skemën e të drejtave të kontrollorëve.

Pasi u pushuan nga puna, kontrollorët shqiptarë u mblodhën për të diskutuar, por ndërhyrja e Ministres se Infrastrukturës dhe Energjisë nuk arriti të japë ndonjë rezultat.

ATCEUC dënon injorimin absolut të PANSA dhe Albcontrol. Ata po i vendosin punonjësit e tyre nën stres të jashtëzakonshëm shtesë që dëmton sigurinë e operacioneve të tyre.

Problemet mund të zgjidhen vetëm përmes një realiteti dhe dialogu kuptimplote dhe asnjëherë përmes qasjeve totalitare.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.