Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Greqia shton masat për Covid-19: Mbyllen restorantet dhe baret në zonat e kuqe, vendoset kufizimi i orareve për qarkullimin e lirë të qytetarëve

Greqia ka ndërmarrë masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19. Mësohet se shteti fqinj do të ndërmarrë një plan dinamik masash, duke përfshirë edhe kufizimin e orareve.

Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar se do të mbyllen baret dhe restorantet në zonat më të populluara të vendit. Po ashtu do të ndalohet qarkullimi nga ora 00-05 të mëngjesit. Masat e reja mësohet se do të hyjnë në fuqi në 3 nëntor dhe do të zgjasin një muaj.

Masat izoluese, të ngjashme me ato në Francë do të zbatohen duke nisur nga 3/11 deri në 3/12, pra një muaj, deri në 3 dhjetor 2020. Universitetet gjithashtu do zhvillojnë mësim vetëm online dhe detyrohen punonjësit që kanë mundësi ta kthejnë punën nga shtëpia.

Këto masa sjellin ndryshime edhe në hartën epidemiologjike pasi territori do të ndahet në 2 zona.

Zona e parë përfshin zonat e gjelbërta dhe të verdha ku do të aplikohen masa si përdorimi kudo i maskave dhe ndalimi i trafikut nga ora 12 i mesnatës deri në 5 të mëngjesit.

Zona e dytë e cila e ka kurbën e infeksionit më të madhe, përfshin zonat portokalli dhe të kuqe, dmth Athinën dhe të gjithë Greqinë Veriore dhe për to, izolimi përfshin edhe mbyllje të hotelerisë, vendeve të argëtimit dhe aktiviteteve sporteve.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vuri në dukje se “Tetori i kuq” me rritjen eksponenciale të rasteve e detyron atë të vendosë përsëri në përparësi absolute mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

“Mesazhi im sot është një, që nuk doja mbyllje nga e para. Por nuk më lejohet të mbyll sytë para realitetit të ashpër.

Unë duhet të vë përsëri në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve grekë. Unë e kam këtë detyrim. Dhe kjo është ajo të cilës unë i shërbej ”, theksoi ai veçanërisht në fjalën e tij.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *