Një depo faramaceutike në zonën e Laprakës ka rënë pre e grabitjes me thyerje gjatë natës.
Burime bëjnë me dije se janë marrë medikamente me vlerë deri në 2 milionë lekë të reja, ndërkohë që ende nuk dihet se cilët janë autorët.
Ka qenë pronari i depos farmaceutike ai që ka njoftuar Policinë për grabitjen, pasi mëngjesin e sotëm ka konstatuar thyerjen e derës.
Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj grabitje.
(E.K/Faxweb.al)