Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Goditi me grushta përgjegjësin e Kadastrës, arrestohet 63 vjeçari

Një 63 vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me grushta përgjegjësin e Kadastrës së Tropojës, Blerant Lushaj.

Shtetasi me iniciale A.GJ banues në fshatin Llugaj është arrestuar pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta Lushajn.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Njoftimi zyrtar:

Arrestohet nga Policia, 1 shtetas për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj.

Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *