Një 64 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë pa ndjenja nga familjarët e tij në Maliq. Viktima është identifikuar nga familjarët, bëhet fjalë për Barjam Dervishin.
Ai është gjetur anës rrugës në fshatin Plasë.
Dyshohet se vdekja e tij ka qenë për shkaqe natyrale.
Më momentin kur ai është gjetur nga familjarët dyshohet se ka qenë i alkoolizuar.
Sakaq mjekët po punojnë për të realizuar ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Informacione paraprake
Maliq/Sot rreth orës 10:00, në fshatin Plasë, në rrugë, është gjetur i pajetë, pa shenje dhune në trup, shtetasi B. D., 63 vjeç, banues në fshatin Plasë.
Për këtë shtetas, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Maliq, vëllai i tij, i cili ka deklaruar se 63-vjeçari ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas deklarimit të tij, B. D. vuante nga probleme të shëndetit mendor.