Një 60 vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në një magazinë në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, të cilën e kishte përshtatur si banesë.
Policia njofton se rreth orës 18:30, është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.