Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Leonard Murrizi 38 vjeç.
Mesohet se viktima jetonte i vetëm në banesën e tij, dhe është gjetur i pajetë në divan nga të afërmit e tij në lagjen Beqir Dardha, në katin e pestë të një pallati.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet të ketë ndërruar jete si pasoje e Infraktit. Kanë qenë familjarët ata që kanë ngritur alarmin pasi 38-vjeçari Murrizi nuk iu ishte përgjigjur telefonatave të tyre.
Ata kanë njoftuar policinë e më pas është dashur ndërhyjra e Shërbimit Zjarrëfikës, për të hapur derën e banesës.
Kontakti i fundit me të afërmit ka qenë rreth mesditës. Murrizi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes së tij jetonin në Greqi.