Një 47-vjeçar me inicialet B. H., është gjetur i vdekur në vendin e quajtur “Ura e Memaliajt”, në shtratin e lumit Vjosë.
Mësohet se i ndjeri vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa që më 31 Mars. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po pimojnë për zbardhje e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë: Memaliaj/Informacion paraprak.
Më datë 09.04.2021, në vendin e quajtur “Ura e Memaliaj”, në shtratin e lumit Vjosë është gjetur i pajetë shtetasi B. H., 47 vjeç, banues në Memaliaj.
Ky shtetas është larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.