Një 55- vjeçar H.O, pronar i një hoteli në lagjen ‘8 shkurti’ në Fier është i pajetë në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Policia deklaron se nga këqyrja paraprake në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa shkaqet e vdekjes së 55- vjeçarit do të zbardhen pas një ekspertize mjekësore:
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.