AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjendet grupi i turistëve të bllokuar në Holtë. Ekipet e emergjencës nxjerrin personat e parë, mes tyre 4 fëmijë

Detaje të reja mësohen për fatin e turistëve të bllokuar në kanionet e Holtës. Sipas burimeve, ekipet e kërkim shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje disa orë pasi turistët kishin mbetur të bllokuar. Nga raportimet mësohet se shkak i mosnjoftimit më herët të rastit emergjent ka qenë mungesa e valëve në zonë.

Vetëm disa minuta pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, burime bëjnë me dije se është bërë e mundur gjetja e grupit të turistëve, ndërsa ka filluar edhe nxjerrja e tyre nga kanioni.

Fillimisht janë shpëtuar 4 fëmijë edhe prindrit e tyre, si dhe pritet që më vonë të bëhet edhe nxjerrja e personave të tjerë.

Shkak i bllokimit të turistëve mësohet të ketë qenë prurja në mënyrë të befasishme e lumit nga shirat e rrëmbyeshëm, ndërkohë ende nuk dihet nëse ka viktima apo jo.

Gjatë ndërhyrjes ekipit të shpëtimit i janë bashkuar edhe banorë të zonës, duke i ardhur në ndihmë turistëve, ndërsa mësohet se një problematik që mund të ketë ndikuar në bllokimin e turistëve veç prurjeve të lumit është mosnjohja e terrenit, për shkak se Kanionet e Holtës janë krijuar prej ngritjes së një hidocentrali, duke e kthyer zonën në një atraksion turistik përgjat 3 viteve të fundit.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *