Një grua është gjetur e pajetë në rrugë në Shkodër, ndërsa i janë konstatuar shenja të thikës.
Burime të Faxëeb.al bëjnë me dije se viktima është shtetasja Rudina Emini, nënë e tre fëmijëve.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë dyshohet se gruaja ka kryer vetëvrasje. Mësohet gjithashtu se ajo vuante nga probleme të depresionit.
Sipas burimeve, burri i viktimës është në Gjermani, ndërsa hetimet pritet të hedhin dritë më tej mbi këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në banesë, është gjetur pa shenje jete shtetasja R. E., 40 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.
Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.