Një 76 vjeçare me inicialet N.P, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Berat. E moshuara është gjetur e varur, dyshohet se ka qenë vetëvrasje, pasi jetonte e vetme në banesën e saj. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e detajeve të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Njoftimi i Plotë
Berat/Informacion paraprak
Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe.
Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.