Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zhupan në Fierit, raporton Fax News. Paraprakisht raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili po kalonte anash rrugës.
Policia njofton se sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor., i cili ka ndërruar jetë.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, mjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi K. F., 25 vjeç, ka përplasur shtetasin P. M., 64 vjeç, i cili ishte këmbësor. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P.M
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.