Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Familjarët e Arjan Salës nuk durojnë më, xhaxhai i të riut futet brenda magazinës së djegur

Naim Sala konfirmon për Fax News se ka hyrë bashkë me një ekip të zjarrfikëses brenda magazinës për të bërë kërkime për trupin e 33 vjeçarit.

Teksa ekipi ka dalë jashtë, ai nuk ka pranuar të dalë, duke qëndruar disa minuta në katin e nëndheshëm të objektit.

Një grup zjarrfikësish kanë kërkuar nga familjarët që dikush prej tyre ti shoqërojë për të identifikuar trupin nëse do të gjendej, ndërsa pasi kanë qëndruar disa minuta brenda, grupi ka dalë por jo Naim Sala. Familjarët kanë kërkuar që ekipet të futen të nxjerrin xhaxhain e Arjanit, por këta të fundit kanë hezituar ndërsa janë krijuar edhe çaste tensioni mes palëve.

Arjan Sala prej tre ditësh tashmë gjendet i bllokuar brenda magazinës së djegur. Ai mbeti brenda pasi kishte shpëtuar disa persona nga zjarri i madh që përfshiu magazinën. Familjarët janë tepër të tronditur nga ngjarja e rëndë dhe nga fakti që autoritetet nuk po e gjejnë të riun prej ditësh tashmë. Ata kanë kërkuar nga shteti që të veprojë dhe nëse nuk i ka mjetet e duhura, atëherë të kërkojë ndihmë nga jashtë.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.