Protesta e qytetarëve është zhvendosur në drejtim të kryeministrisë. Si rrallëherë nuk shihet një kordon policie, kjo pasi edhe shumë forca të shumta policie ishin të stacionuar në ambjentet e ministrisë së Brendshme.
Me thirrjen “Eja mblidhuni këtu, këtu”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit dhe dy ministrave Kumbaro dhe Çuçi.
Këtij tubimi ku kërkohet drejtësi për vogëlushen e vrarë në Potam i janë bashkuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta.