Një 55-vjeçar i identifikuar si Vladimir Ceno ka humbur jetën në Berat pranë zonës që nxiren pllaka guri, ngjarje e cila dyshohet të ketë qenë aksidentale.
55-vjeçari ka qënë duke kullotur bagëtinë dhe gjatë mbrëmjes ka pushuar në një zgavër ku nxiren pllakat, dhe si pasojë e rrëshkitjes së tyre dyshohet se ka humbur jetën.
Pasi nuk është kthyer në banesë familjarët kanë vendosur të kërkojnë të afërmin e tyre, dhe mëngjesin e sotëm e kanë gjetur në vendin e quajtur Rabjak.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje me pasojë vde.kjen, ndërkohë që derimë tani dyshimet janë se gjithçka ka qenë aksidentale.