Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të shkojë në takimin që ka thirrur presidenti për ditën e mërkurë me të gjithë liderët e partive pas votimit të mocionit të votëbesimit.
Për përshtypjen time që më duhet ta konfirmoj nesër Presidenti po sillet sikur 25 marsi është 3 shkurti. Sikur që rrëzimi im i parë është sikur tentativa ime e parë’’, tha ai.
“Kam porositur këshilltarët e mi të fushës kushtetuese. Ata me kanë sugjeruar të shkoj në takim dhe do të shkoj në takim, do ti dëgjoj ata
Presidenti ka shkuar me deputetutë të Listës Serbe në Brezovicë dhe iu ka thënë mos e votoni në tentativën e parë dhe më pas në tentativën e dytë e bën LDK’ja me dikënd tjetër. Por pakicat serbe ishin në seancë me 3 shkurt’’,- shtoi Kurti.