Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dityën e sotme në qytetin e Vlorës ku vëllai ka plagosur vëllain me veglën e punës.
Sipas informacionit zyrtarë të policisë në fshatin Kërkovë pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.T rreth 55-vjeç ka plagosur me veglën e punë, shat, vëllain e tij me iniciale H.T rreth 60-vjeç.
60-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës ku sipas mjekëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë sa i përketë 55-vjeçarit, ai është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak:
Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.