Një mjet është përfshirë nga flakët në autostradën Milot-Thumanë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mjeti i djegur është i Shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Uka.
Mjeti i Shefit të Krimeve Mirditë është shkrumbuar totalisht, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.
Paraprakisht vetë Uka është shprehur se mjeti ka filluar që të nxehej, ç’ka i ka dhënë mundësinë që të dalë në kohë pa pësuar dëmtime.
Megjithatë policia është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme, edhe për shkak detyrës që Uka ka mbajtur për vite me radhë në komisariatin e Mirditës.
Siç shihet dhe në videon e siguruar nga Fax News, mjeti i Ukës, tip benz është shkrumbuar tërësisht, ndërsa mësohet se shefi i krimeve ishte duke udhëtuar i vetëm në momentin që ra zjarri.
(E.K/Faxweb.al)