Një burrë është gjetur i pajetë ditën e sotme në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se 50-vjeçari Fatos Haxhiraj është gjetur i vdekur brenda një banese që e kishte marrë me qera, dhe dyshohet se ka ndërruar jetë 3 ditë më parë.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë lajmëruar policinë pasi ndjenë erën e rëndë.
Ende nuk janë zbuluar shkaqet apo rrethanat e ngjarjes së rëndë.