Është arrestuar drejtori i sigurisë në Portin e Shëngjinit, Agostin Gjini, i cili dyshohet për akuzën e tjetërsimit të tokave.
Burime bëjnë me dije se Gjini gjatë kohër kur punonte në Komunën e Shëngjinit, ka tjetërsuar një sipërfaqe toke pranë bregdetit të Shëngjinit, duke ia dhënë një personi tjetër përmes falsifikimit.
Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi se ngjarja po mbahej e fshehtë, pasi Gjini është mik i kryeministrit Edi Rama, dhe kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu.
Postimi i plotë i Berishës:
Arrestohet ne flagrance miku i Edvinit dhe Pirinit, Agostin Gjini. Policia mban sekret arrestimin. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb.
Pershendetje Z. Berisha !
Eshte arrestuar dje ne ora 3 mazdite ne lezhe Drejtori siguris Portit te Shengjinit nga Krimi ekonomik per shperdorim detyre dhe asgje seshte bere publike per te nga mediat . Mos ndikon kjo direkt per arsye fushate ? Mos prishje figures itelektuale te drejtorave te Rilindjes ?! Postoje ju lutem quhet Agustin Gjini lart ke dhe profilin e tij qe ta kam derguar . Eshte mik i ngusht i Edvinit dhe Pirinit !
(E.K/Faxweb.al)