Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dy ditë pasi Ruçi kërkoi t’i “merrte kompetencat”, Meta propozon emrin e kreut të ri të KLSH-së

Vetëm dy ditë pas letrës publike ku kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkonte që të respektonte kushtetutën dhe të propozonte një emër për kreun e ri të Këshillit të Lartë të Shtetit, ka ardhur përgjigja e presidentit Ilir Meta.

Meta i ka propozuar Kuvendit për kreun e KLSH-së ermrin e Arben Shehut, si kandidat për tu zgjedhur në krye të këtij posti.

“Zoti Arben Shehu i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.”- njfoton presidenca.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dërgoi një letër zyrtare presidentit të vendit Ilir Metës ku theksonte se po priste propozimin e e tij për kreun e Këshillit të Lartë të Shtetit.

“Z.president, në vazhdën e vakancës së krijuar me kryetarin e KLSH-së prej muajsh, ju lutem të ushtroni kompetencën tuaj dhe ju lutem sillni propozimin e radhes per kandidturën per kreun e KLSH-së.”- bënë të ditura burimet.

Maxhoranca parlamentare ka rrëzuar Vitore Tushën, Bahri Shaqirit dhe profesor doktor Petraq Milon për kryetar të Kontrollit të Shtetit.

Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

Gjatë eksperiencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Z.Shehu është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Presidenti i Republikës, pavarësisht se ka lexuar me shumë vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve për tre kanditaruave rradhazi, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore dhe përvojës së gjerë profesionale të secilës prej kandidaturave.

Mos plotësimi i pozicionit të Drejtuesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institucional të këtij organi kushtetues me përgjegjësi jetësore për financat publike.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucionin kushtetues më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar, secili institucion që ka atributet e tij në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni, ka përgjegjësinë që të përmbushë detyrën në respektim të Kushtetutës.

Ndaj dhe Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature iu përcoll sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim, me kërkesën specifike që këtë herë që kjo kandidaturë të vlerësohet nën frymën e parimit të luajalitetit kushtetues dhe jashtë interesit politik.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar:

DR. ARBEN SHEHU/ TË DHËNA PERSONALE: Datëlindja: 20.1.1980 Vendlindja: Shkodër
EDUKIMI DHE KUALIFIKIME : 1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës 2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës 2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018 Diplomuar për Administrim Biznes Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)
EKSPERIENCA: 2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.
Redaktor në “World Journal of Social Science Research”. Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *