Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Drogë në makinë dhe banesë, arrestohet 31-vjeçari

Është finalizuar me arrestimin e  një 31-vjeçari operacioni  i koduar si “Kallarati”, ndërsa është kapur me drogë në makinë dhe banesë.

Në cilësinë e provës materiale, shtetasit me inicialet S.L., i janë sekuestrohen 14 kg e 406 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e DVP Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të ndjekur me anë të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kallarati”.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

( F.GJ/ Faxweb.al )

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *