Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Dje mori detyrën, Prokurori i Përgjithshëm zbarkon sot në Durrës pas shkatërrimeve të ndërtesave nga tërmeti

Një ditë pas marrjes së detyrës, Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela, ka shkuar sot në Durrës, për parë nga afër hetimet për ndërtesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ditëne djeshme në daljen e parë publike, si kryeprokuror i përgjithshëm, Çela u ndal të fliste rreth gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet vendi ynë pas tërmetit të 26 nëntorit, duke theksuar se prokuroria do të japë përgjigje konkrete për të gjithë ata njerëz të cilët janë prekur më së shumti nga kjo situatë.

‘’Besoj se janë mundësitë pasi ekziston mbështetja, dhe kemi kapacitetet për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë. Rezultatet e punës sonë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi vendi po përballet me një krizë shumë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Ndaj besoj se përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të spikasë dhe në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit sot po kërkojnë drejtësi, dhe gjëra konkrete. Ky është një rast për ta treguar këtë, edhe pse vjen nga një fatkeqësi shumë e madhe për vendin’’- është shprehur ndër të tjera Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Kujtojmë se Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi vdekjet e shkaktuara si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, dhjetra të plagosur dhe mijëra njerëz të pastrehë.

Duke iu referuar shembjeve të ndërtesave, Prokuroria thotë se ka dyshime se ato kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *