Një konflikt mes fqinjëve ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Burime për Fax News bëjnë me dije se Ndriçim Zekthi ka kërcënuar fqinjën se do ta digjte pas një problemi që kanë pasur mes tyre.
Për të parandaluar ngjarjen e rëndë, ka ndërhyrë gruaja, e cila ka marrë plagë në duar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë.
Ndërsa gruaja është transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore.
(A.M/Faxweb.al)