Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Ditë zie për artin shqiptar, ndahet nga jeta shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjecare shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi Gjergj Vlashi.

Vlashi ka qenë i nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa ka botuar rreth 50 vepra në letërsi origjinale, përkthime dhe komedi.

Njohës i disa gjuhëve të huaja Gjergj Vlashi ka sjellë në gjuhën shqipe një varg botimesh me përkthime nga autorë të njohur si Franz Kafka, Jose Saramago, Agata Kristi, Dino Buxati, shkrimtarë rusë, italianë, austriakë, spanjollë, portugezë dhe hispanoamerikanë të shekullit XX, etj.

Librat e tij janë botuar edhe në Kosovë dhe në Itali. Regjisori i shquar i varietesë jetonte mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Spanjës dhe Durrësit, qytetit të tij të lindjes, ku dhe ka ndërruar jetë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *