Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dita e 12-të e grevës së urisë, dërgohet në gjendje të rèndë në spital kreu i sindikatës së naftëtarëve

Teksa kanë hyrë në ditën e 12 të grevës së urisë, është përkeqësuar më tej gjendja e naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej ditës së djeshme kanë hequr edhe ujin.

Mësohet se gjatë natës ka shkuar dy herë në spitalin e Mallakastrës kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj për shkak të probleme që ai ka pasur në zemër.

Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës.  Aktualisht Dautaj ndodhet në spital por është i vendosur që do t’i rikthehet mjediseve të grevës.

Në gjendje të veshtirë shëndetesore ndodhen edhe 9 grevistët e tjerë të urisë të cilët vazhdojnë të jeneë të ngujuar në mjediset e qendrës shëndetsore të uzinës. Ata thonë se greva e tyre nuk do të ndalet dhe përgjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë reagim për zgjidhjen e situatës.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *