Një mjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit me iniciale XH.Ç.
Ky i fundit, 25-vjeç, i cili ka qenë pronar i mjetit, rezulton pa precedent penal, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, është djegur mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit Xh.Ç., cili ishte i parkuar pranë banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”, njofton Policia. (E.K/Faxweb.al)