Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Denoncimi i fortë: Bllokohen 292 pasagjerë në bordin e tragetit në Durrës, nuk lejohet që të zbresin

Gazetari Artur Çani në njëintervistë për Fax News ka deklaruar se në tragetin “Ventus Ferri” janë 292 pasagjerë në bord dhe janë të bllokuar.

Pasagjerët duhet të kishin mbërritur në Shqipëri nga Italia, por nuk lejohet që të zbresin nga trageti që është ankoruar në Portin e Durrësit.

“Janë dy tragete në portin e Durrësit. Informacioni që unë kam është se në tragetin e Venturis Ferris janë 292 shqiptarë të bllokuar në target që nuk lihet të zbresin. Kam folur me persona përgjegjës dhe lajmi është i saktë. Nuk lejohen qytetarët që janë benda të lëvizin. Janë në një situatë shumë të komplikuar.Do të kontrollohen të gjithë njerëzit që janë aty. Është një punë e kompilikuar e institucioneve të shëndetësisë.Ka një urdhër të ministres që nuk lejohen që të hyjnë më njerëz nga Italia në Shqipëri. Kryeministri duhet të merret me kordinimin, jo të tregojë përralla në televizion.” u shpreh Çani.

Ende nuk ka një reagim nga Autoriteti Portual në lidhje me bllokimin e pasagjerëve.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *