Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Del nga rruga mjeti në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë ku një mjet me drejtues shtetasin K.M., 26-vjeç ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit të identifikuar me inicialet G.M., 24-vjeç.

Vetë drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë të shënuar në rrugën e Zallbastarit në vendin e njohur si “Rrapi”.

“Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia e kryeqytetit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *