Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo është dënuar me dy vite burg për evazion fiskal në Spanjë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare, ndërsa mësohet se portugezi do ti shpëtojë burgut në sajë të një marrëveshje miliona euroshe.
Ai ka pranuar që të paguajë 18.8 milionë euro në vend që të shlyejë dënimin e dhënë nga drejtësia spanjolle.
Çështja me drejtësinë spanjolle është dhe një nga shkaqet që lojtari më i rëndësishëm i Realit të Madridit ka paralajmëruar largimin nga ekipi.
Ronaldo tashmë ndodhet i grumbulluar me kombëtaren në Botërorin e Rusisë, teksa sot në mbrëmje do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e tij të parë. Portugalia do të ndeshet sot në orën 20:00 me kombëtaren spanjolle.
(E.K/FAXWEB.AL)