Taulant Balliu i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit Dritan Kateshi, kërkon lirinë. Balliu i cili është i dënuar me burg përjetë ka kërkuar lirinë, edhe pse është i dënuar përjetë për vrasje dhe grup kriminal.
Gjatë trazirave Balliu është mbajtur si një prej ekzekutorëve kryesor të bandës, të përbërë nga 30 persona, 11 prej të cilëve të vrarë. Ai kërkon të dalë nga burgu me pretendimin se ka kryer shumicën e dënimit, dhe se ka nënën e tij të vetme, e cila kërkon kujdesin e tij.
Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Balliu ka thën se që në momentin kur është burgosur është lidhur me “Zotin” dhe në vazhdimësi i lutet atij për të qetësuar shpirtin, si dhe me shpresën se dikush do të marrë përsipër krimet për të cilat ai është dënuar.
(E.K/Faxweb.al)