Presidenti i vendit Ilir Meta në një komunikim me mediat ka bërë publik dhe draftin e tij me 14 pika për disa ndërhyrje në reformën drejtësi, cuarjen përpara të asaj zgjedhore si dhe çështje të cilat do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e Integrimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij Meta është treguar kategorik duke u shprehur se 14 pikat e draftit të tij të cilën sipas tij ua ka çuar që me 8 prill mazhorancës, opozitës dhe gjithë ambsadorëve (pa marrë përgjigje) nuk do të negociohen.
Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se nëse kërkohet mosangazhimi i tij për të përmbushur 14 pikat e planit të tij është i gatshëm të beje hapa pas.
“A mund ti zgjidhni këto pa Ilir Metën, bujrum unë këtu jam, mund të merrem dhe me punë të tjera. Aleanca për dhurimin e gjakut mund të ketë nevojë për ndihmë”, tha ai.
Presidenti i vendit Ilir Meta në një komunikim me mediat ka bërë publik dhe draftin e tij me 14 pika për disa ndërhyrje në reformën drejtësi, çuarjen përpara të asaj zgjedhore si dhe çështje të cilat do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e Integrimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij Meta është treguar kategorik duke u shprehur se 14 pikat e draftit të tij të cilën sipas tij ua ka çuar që me 8 prill mazhorancës, opozitës dhe gjithë ambsadorëve (pa marrë përgjigje) nuk do të negociohen.
Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se nëse kërkohet ‘koka’ e tij për të përmbushur 14 pikat e planit të tij është i gatshëm të largohet.
“A mund ti zgjidhni këto pa Ilir Metën, bujrum unë këtu jam, mund të merrem dhe me punë të tjera. Aleanca për dhurimin e gjakut mund të ketë nevojë për ndihmë”, tha ai për gazetarët.
Që prej shembjes, me 17 maj të këtij viti të Teatrit Kombëtar i cili ishte marrë në mbrojtje nga një grup artistësh dhe aktivistësh dhe së fundmi dhe nga opozita shqiptare, situata politike është agravuar sërish në përplasje të forta mes 2 krahëve politike.
Opozita braktisi Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, ndërsa ambasadorja amerikane prej ditësh vijon takimet me krerët e gjithë partive për të stimuluar përfundimin e kësaj reforme dhe asaj në drejtësi.
Prej pak ditësh në publik qarkullojnë zëra jo zyrtarë se palët në fshehtësi kanë bërë një pakt për të penguar reformën e investuar nga amerikanët dhe evropianët në drejtësinë shqiptare, thashetheme të cilat detyruan ambasadoren amerikane dje dhe sot të flasë publikisht me tone të ashpra: Mjaft me lojëra dhe pazare, reforma në drejtësi do të vazhdojë.