Pasi bashkëshorti i saj, punonjës i administratës në spitalin e Rrëshenit rezultoi pozitiv, edhe një infermiere në këtë spiatl rezulton e prekur me Covid19.
Sipas drejtorit të Spitalit Mirditë z. Edmond Karrica pavarësisht se bashkëshortja e të infektuarit dhe ai vetë kanë dalë pozitiv me COVID-19, ata nuk kanë patur kontakte me pjesën tjeter të stafit pasi poliklinika e spitalit ka 20 ditë që qendron e mbyllur.
Të gjithë mjekëve dhe infermiereeve që kanë patur kontakte me të infektuaren, janë testuar dhe kanë dalë negativ.
55-vjeçari është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa bashkëshortja e tij është vendosur në vetëkarantinë në banesë.