NJë 44-vjeçar ka rënë nga kati I tretë I një pallati në qytetin bregdetar të Durrësit e për pasojë ka marrë edhe dëmtime ndërsa mësohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarj ka ndodhur në pallatin ku banon 44-vjeçari me inicialet I.,L., në lagjen nr.12 në Durrës.
“Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)