Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë fshatit Vashtëmi, në Maliq, ku një automjet tip Benz u përplas me një traktor në lëvizje. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur drejtuesi 50-vjeçar i mjetit bujqësor, i cili u dërgua me urgjencë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Maliq/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:20, pranë fshatit Vashtëmi, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe mjeti bujqësor tip traktor me drejtues shtetasin I. K., rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.