Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Basha po përgatit kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë, Balla nxiton që të thotë datën e zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë një komunikimi me mediat ka thënë një datë të mundshme se kur mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore në vend.

Balla tha se data 9 maj e vitit 2021 mund të jetë një datë shumë e mirë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Balla duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me gatishmërinë e Lulzim Bashës, i cili filloi dje përgatitjet për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe për kryetarë bashkie, Balla tha se zgjedhjet lokale do të mbahen në 2023.

“Tani që zoti Basha nuk di se si të mbajë Xhelal Mziun me gajret i thonë nga zona e Xhelalit e synon që ti gënjejë përsëri është çështje e brendshme e PD. Sa i përket zgjedhjeve në Shkodër, Durrës, Vorë e Rrogozhinë, kjo është kompetencë e presidentit që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë.

Sa i takon zgjedhjeve të përgjithshme sipas ndryshimve të reja kur sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, për të mos afektuar turizmin besoj 9 maji 2021 është datë shumë kuptimplotë për zgjedhjet e ardhshme, Dita e Evropës dhe dita e fitores mbi fashizmin, kur presidenti të mendojë për datën e ardhshme, ta shqyrtoje edhe këtë e ne si socialistë jemi dakord që data e fitores mbi fashizmin të jetë dita e zgjedhjeve.”- tha Balla.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi dje kryesisë së forcës më të madhe të opozitës nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *